Covid në Shqipëri, në 24 orët e fundit 6 viktima, 187 të infektuar

14.02.2022 19:45

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë....

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se 187 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 6 qytetarë kanë humbur jetën, edhe atë një qytetar nga Vlora 80 vjeç, një qytetar nga Berati 80 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 80-82 vjeç, një qytetare nga Durrësi 81 vjeç.

Janë shëruar 974 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,091që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.