Maqedoni
Parashikimi i motit
15.02.2022 09:02
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara në pjesën e parë të ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, më e shprehur përgjatë Vardarit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2°C deri 5°C, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 10°C deri 15°C.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht me diell dhe vranësira të vogla. Temperatura minimale do të jetë 2°C, ndërkaq temperatura maksimale do të arrijë 13°C.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me diell dhe stabil.
