Maqedoni
Shkup, sanksionohen 207 shoferë, 46 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
15.02.2022 09:54
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 sanksione.
Dyzet e gjashtë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjet e tetë për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe njëzet gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar edhe gjashtëmbëdhjet kundërvajtje për këmbësorët, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për shofer fillestar, pesë masa për automjete të paregjistruara dhe pesëdhjet e tre masa për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
