Maqedoni

Furnizimet publike, Anti-korrupsioni iniciativë për padi ndaj Sadikut

15.02.2022 13:02

Komisioni anti-korrupsion do të ngre iniciativë kundër kryetarit të komunës së Studeniçanit Azem Sadiku...

Komisioni anti-korrupsion do të ngre iniciativë kundër kryetarit të komunës së Studeniçanit Azem Sadiku, pas dyshimeve për shkelje të ligjit për furnizime publike. Antikorrupsioni pretendon se Sadiku në muajin qershor të vitit 2020 ka nënshkruar marrëveshje me një operator ekonomik, të vetmin në konkurs në vlerë prej 18.9 milion denarë. Në pjesën e dytë të vitit 2020 operatori ekonomik ka kryer aktivitete ndërtimore në vlerë prej 22.4 milion denarëve duke tejkaluar vlerën e marrëveshjes për 3.5 milion denarëve.
 
Shkelje tjetër është shuar në qershor të vitit 2021 ku pas marrëveshjes së dakorduar prej 7.1 milion denarëve, brenda një viti janë firmosur tre marrëveshje në vlerë totale prej 44.7 milion denarëve.
 
“Nuk është siguruar konkurrencë, fer, e barabartë dhe jodiskriminuese ndaj ofertave. Pjesa më e rëndësishme është se nuk është siguruar transparencë gjatë furnizimeve dhe sigurim për shfrytëzim racional të mjeteve. Si person përgjegjës është kryetari Azem Sadiku, i cili atëherë ka qenë kryetar i komunës dhe tani është në krye të komunës. Dyshohet se ai me veprimin e tillë ka kryer vepër penale, andaj komisioni anti-korrupsion do të ngrejë iniciativë për përndjekje penale nga prokuroria publike.”,- tha kryetarja e Komisionit Anti-Korrupsion, Biljana Ivanovska.
 
Anti-korrupsioni do të dorëzojë iniciativë përndjekëse deri tek prokuroria publike edhe për ish kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski për dyshime në aktivitetet ndërtimore të sallonit të ri të automobilave “Volvo” në Maxhari, nga ndërmarrja “Elektroelement”.
 
Ndërtimi është bërë pa leje në vitin 2019-të, ndërkaq Georgievski ka vepruar në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisje lokale.
 
MERAL ISMAILI