VMRO parashtron pr/ligjin e LSDM-së për arsim, Llazarevska: Propozojnë Ligjin që e bllokonin
LSDM dhe VMRO DPMNE akuzojnë njëra tjetrën.....

LSDM dhe VMRO DPMNE akuzojnë njëra tjetrën për ngecjen e pagave në arsim. Deputetët e LSDM-së konsiderojnë se paralajmërimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se do të parashtrojnë në Kuvend të njëjtin pr/ligj për arsim fillor dhe të mesëm që propozonte LSDM, e që këta të parët e bllokonin, flet për hipokrizinë dhe manipulimet e VMRO-së për përfitime politike.
“Gjithë vitin deputetët e VMRO-DPMNE-së e bllokonin miratimin e pr/ligjit për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesionistë në shkollat fillore dhe të mesme dhe kështu drejtpërdrejt pamundësuan rritjen e pagave të tyre dhe transformimin e marrëdhënies së punës të mbi 4700 arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionistë. Tani VMRO DPMNE pa fije turpi pranon se ajo zgjidhje ligjore ka qenë e mirë dhe të njëjtën e dorëzon në procedurë parlamentare.”,- deklaroi deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska.
Stojanoski: Ka një ndryshim thelbësor
Mirëpo, deputetët e VMRO-së thonë se tani janë pro rritjes së pagave të arsimtarëve, ndërsa ndryshimi i vetëm që ata kanë në propozim ligjin e tyre, eviton punësimet partiake.
“Ne e parashtrojnë zgjidhjen ligjore njësoj si të tyren por me një ndryshim thelbësor. Ata nuk duan ta thonë para opinionit se në zgjidhjen e tyre ligjore, në një mënyrë ndërpritet statusi i stazhistit dhe ai komision i cili vendos nëse kandidati është i përgatitur, dhe kështu zhvendoset rrjedha që ai mësimdhënës të konvertojë vendimin e përkohshëm në vendim të përhershëm. Ne jemi për rritjen e pagave të arsimtarëve por me respektimin e dispozitave ligjore përmes të cilave një arsimtar si kandidat duhet të vijë deri te ajo që propagandon LSDM.”,- u shpreh Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkaq, LSDM konsideron se VMRO ka etiketuar si njërës të dëgjueshëm partiak 4700 arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesionistë dhe me qasjen e këtillë kontradiktore dhe obstruksionet që i ka bërë pr/ligjit për arsim, gjatë vitit të kaluar, u ka pamundësuar që të marrin vendimet e punës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
