Maqedoni

Milevski: Disa komuna vazhdimisht futen në borxhe

15.02.2022 16:34

Subvencionimi i borxheve të komunave me 50 milion euro mjete të pakthyeshme nuk u tregua i suksesshëm..

Subvencionimi i borxheve të komunave me 50 milion euro mjete të pakthyeshme nuk u tregua i suksesshëm, pasi disa komuna arritën t’i mbulojnë borxhet e tyre, e  disa të tjera i kanë shtuar përsëri borxhet dhe shteti në mënyrë të vazhdueshme duhet t’i subvencionojmë thotë ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski. Ai thotë se Qeveria me anë të ndryshimeve ligjore synon ta kontrollojë punën financiare të komunave.
 
“Kemi bërë një zgjidhje sistemore që të kufizohen mundësitë që komunat të zhyten në borxhe, shteti të mundet t’i marrë të gjitha borxhet e tyre që të punojnë në zero dhe të mund të programojnë borxhin për një periudhë të caktuar të viteve. Në këtë situatë shteti të mbajë llogari në atë komunë se si harxhohen paratë dhe të ketë kontroll në punën financiare të komunave. Këto ndryshime janë në procedurë parlamentare dhe presim të miratohen.”,- tha ministri i pushtetit lokal, Goran Milevski.
 
Milevski: Komunat e opozitës nuk diskriminohen
 
Sa u përket akuzave nga VMRO-DPMNE, se nuk u ndahen para kryetarëve të komunave të cilat udhëhiqen nga opozita, ministri Milevski thotë se deklaratat e tilla janë të pavërteta. Ai thekson se me ndryshimet ligjore është planifikuar rritje e përqindjes së kthimit të TVSh-së dhe tatimit personal, janë siguruar mbi 5.5 milion euro mjetë për projekte e mëparshme të komunave, 10 milion euro nga financim i projekteve të rajoneve planore dhe 12-15 milion euro për përballje me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike dhe të ngrohjes.
 
“Mendoj se nuk janë të argumentuara konstatimet nga ana e opozitës se janë më pak mjetë të cilat i dedikohet komunave. Këto janë për manipulim të qytetarëve ose që të përfitohet perceptimi se kryetarët e komunave janë të këqij për shkak se nuk kanë para. Përkundrazi shteti jep më shumë para nga viti i kaluar edhe kur ishte  përbërja e kryetarëve të komunave  nga radhët e LSDM-së.”,- u shpreh ministri i Pushtetit Lokal Goran Milevski.
 
Milevski i porositi kryetarët e komunave se duhet të jetë të përgjegjshëm me punën e tyre para qytetarëve dhe jo vetëm të ankohen. 
 
GAZMEND KURTISHI