Stoltenberg: Në Ukrainë nuk ka shenja për përshkallëzim
Pakti veri-atlantik të mërkurën dhe të enjten mbledh ministrat e mbrojtjes të Aleancës....

Pakti veri-atlantik të mërkurën dhe të enjten mbledh ministrat e mbrojtjes të Aleancës për të diskutuar çështje e sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe në Evropë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, tha se vendet e aleancës në mbledhjen dyditore do ta riafirmojnë mbështetjen e fuqishme për sovranitet dhe integritet territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Stoltenberg i bën thirrje Rusisë që të tërhiqet nga përgatitjet për luftë dhe t’i qaset mënyrës paqësore me Ukrainën.
“Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo jep bazë për optimizëm të kujdesshëm. Deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë për përshkallëzim të situatës në terren. Rusia ka grumbulluar një forcë luftarake brenda dhe në Ukrainë, e paprecedencë kjo, që nga Lufta e Ftohtë. Gjithçka është në vend për një sulm të ri. Por Rusia ka ende kohë që të tërhiqet nga pragu. Ndaloni përgatitjet për luftë dhe filloni të punoni për një zgjidhje paqësore.”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Anëtarësimi në NATO, e drejtë e shteteve sovrane
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s fton Rusisë dhe Kinës të mos përzihen në vendimet e shteteve sovrane të cilat duan të jenë pjesë e NATO-s.
“Shtete e pavarura dhe të lira mund të zgjedhin të jetë pjesë e aleancës si NATO-ja, ose mund të zgjedhin të rijnë jashtë. Duhet t’ua respektojmë secilin vendim. NATO respekton vendimet sovrane demokratike, sikur Finlandën dhe Suedinë që s’duan të aplikojnë për anëtarësim në NATO, ose Ukrainën që dëshiron të aplikojë për anëtarësim.”,- tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ndryshe, nga disa shtete të ish Bashkimit Sovjetik, Ukraina dhe Gjeorgjia kanë aspirata për t’u bërë anëtare të NATO-s, por Rusia e kundërshton anëtarësimin e tyre në Aleancën veri atlantike. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
