Maqedoni

Kovid-19, 25 të vdekur e 1269 të infektuar

15.02.2022 18:01

Edhe 25 Kovid pacientë kanë humbur jetën, 14 prej të cilëve në 24 orët e fundit...

Edhe 25 Kovid pacientë kanë humbur jetën, 14 prej të cilëve në 24 orët e fundit, ndërsa 11 të tjerë, siç njoftojnë nga “Termini im”, kanë humbur jetën në nga 30 janari deri më 12 shkurt.

Të vdekurit janë të moshës nga 53 deri në 88 vjeç, derisa te 23 prej tyre janë regjistruar sëmundje tjera shoqëruese.

Nga Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëjnë të ditur se nga 4.047 të testuar janë regjistruar 1.269 raste të reja, 686 prej të cilëve në Shkup.

Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve, 162 janë riinfektime. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe për 848 të shëruar.

Aktualisht në vend ka edhe 10.095 raste aktive.