Maqedoni

Viti 2014 me shumë sfida, por i suksesshëm

27.12.2014 18:33

Kryetari I komunës së Cairit Izet Mexhiti, në takimin e fundviti me gazetarë, tha se viti 2014 ishte një vit i vështirë...

Kryetari I komunës së Cairit Izet Mexhiti, në takimin e fundviti  me gazetarë, tha se viti 2014 ishte një vit i vështirë me të cilin u ballafaquan të gjitha komunat, sidomos në sferën e arsimit. Mexhitit gjithashu tha se pavarsishtë  sfidave  investimet dhe projektet  më të mëdha jan realizuar  pikërisht në fushën e  arsimit
 
“I kaluam me sukses sfidat edhe pse ishte një vit I rëndë me të cilin ballafaqohen të gjitha komunat, nuk lejuam që nëpër shkolla të vjen deri te ndërprerja e mësimit dhe ky vit karakterizohet me investime më të mëdha të komunës së Cairit pikërisht në arsim, tek qedhet, shkollat fillore dhe kryesishtë në rikonstruimin e shkollave, ndërtimin  dhe tani ka kushte më të volitëshme”, shprehet kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. 
 
Këtë vitë komuna ka arritur sukses në kursimin e energjis elektrike tek institucoionet publike  si dhe buxheti I kësaj komune është shumfishuar dhe është më I lartë deri më tani shtoi Mexhiti.
 
“Në disa shkolla të komunës së Cairit kemi arritur të reduktojmë edhe 50 % energjinë elektrike,Ky reduktim I mjeteve për energji tani më mund të kanalizohet mund të shkon drejt investimeve për përmisimin  dhe fiutjen e metodave të reja  në arsimin e komunës së Cairit. Mund të them se dja kaloi edhe buxheti, historikisht buxheti I Cairit është më I lartë që është rreth 23 miljon euro”, shprehet kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Mexhiti tha se vitin 2014 pavarsihtë sfidave e përmbyllë me sukse dhe 2015-ta pritet të jëtë  viti më I suksesëshëm pasi e karakterizojë projektet e shumta me investime kapitale.
 
FARIJE DAUTI - BAKIU