Maqedoni

Omgartner: Parisi mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

15.02.2022 18:17

Qëndrimi i Francës dhe i të gjitha institucioneve evropiane është i qartë...

Qëndrimi i Francës dhe i të gjitha institucioneve evropiane është i qartë, hapja sa më shpejt që është e mundur e negociatave para-anëtarësuese si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë.
 
Por, Maqedonia e Veriut duhet të plotësoj kushtin për përparim të vërtetë në bisedimet dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes, që këto negociatat të hapen tha ambasadori i Francës në Shkup.
 
“Agjendën e përcaktojnë të dyja vendet e përfshira, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria dhe gjithçka do të varet nga zhvillimi i ngjarjeve, sidomos nga mënyra e bisedimeve që zhvillohen brenda të gjitha grupeve të punës. Do t’u them se Presidenca franceze me BE-në së bashku dhe  institucionet evropiane janë të gatshme që kur të vijë momenti i duhur, të ndërmerren hapa konkretë që të arrihet caku që e duam të gjithë. Qëndrimi francez dhe i të gjitha institucioneve evropiane është i njëjtë, përkrahje e parezervë për hapjen sa më të shpejtë të negociatave para-anëtarësuese si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë.”,- theksoi ambasadori i Francës në Rmv, Cyril Bomgartner.
 
Kjo u tha në konferencën e zhvilluar për “Diplomacinë sportive” ku ishte i pranishëm edhe ministri i punëve të jashtme,  Bujar Osmani, i cili potencoi se ky koncept është i ri dhe i panjohur, por sporti është në mundësi e mirë për të ndihmuar rregullim e raporteve të prishura mes vendeve të caktuara.
 
Në fillim të këtij muaji, zëvendësministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, dhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani, vizituan Parisin, ku prezantuan dosjen e integrimeve evropiane të RMV-së dhe morën mbështetje të qartë nga Franca për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me BE-në. 
 
FARIJE DUATI BAKIJU