Covid në Shqipëri, në 24 orët e fundit 3 viktima, 449 qytetarë të infektuar
15.02.2022 20:35
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë informon se gjatë 24 orëve të fundit...

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,789 testime, nga të cilat kanë rezultuar 449 qytetarë të infektuar.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç.
Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.
