Kosovë, dy të vdekur dhe 373 raste të reja me Covid 19

15.02.2022 19:49

Në 24 orët e fundit në Kosovë....

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe dy viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 373 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 1.710 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211.022.