Maqedoni
Parashikimi i motit
16.02.2022 08:59
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Reshjet do të jenë me intensitet më të lartë në pjesët perëndimore, ndërsa në pjesët malore më të larta në veriperëndim me reshje të përkohshme të dëborës. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0°C deri në 6°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 8°C deri në 14°C.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohshme të shiut, shoqëruar me erë të dobët. Temperatura minimale do të jetë 5°C, ndërsa ajo maksimale 11°C.
