Maqedoni
Shkup, sanksionohen 210 shoferë, 49 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
16.02.2022 09:52
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 210 sanksione.
Dyzet e nëntë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjet e pesë kundërvajtje për këmbësorët dhe njëzet e një masa për shofer fillestar.
Poashtu janë shqiptuar edhe katërmbëdhjet masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, dhjet masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, shtatë masa për mjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)dyzet e pesë për parkim të paligjshëm.
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët tu përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
