Maqedoni
Bekteshi: Ngrirja e çmimeve vlenë deri në fund të muajit
16.02.2022 11:30
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi se pritet që rritja e çmimeve të produkteve bazë...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi se pritet që rritja e çmimeve të produkteve bazë të ushqimit të parandalohet me vendosjen e marzheve të importit të produkteve me shumicë dhe pakicë.
Bekteshi tha se masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt, por gjatë kësaj jave dhe dhe javën tjetër do të realizohen takime me të gjitha palët, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët për të biseduar për masat e mëtejme.
