Maqedoni
Bytiqi: Pensionet mund të rriten
16.02.2022 11:44
Zëvendës kryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, nuk e përjashton mundësinë e rritjes së pensioneve....

Zëvendës kryeministri për Çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, nuk e përjashton mundësinë e rritjes së pensioneve por ajo nuk nuk do të bëhet me intervenim nga buxheti.
Bytyqi theksoi se të gjitha raportet nga Fondi për Sigurim Pensional tregojnë se rritja është e mundshme. Bytyqi njoftoi se do të ketë takime mes Qeverisë dhe palëve të përfshira.
