Maqedoni
Regjistri Qendror e zgjat afatin për dorëzimin e llogarive vjetore
16.02.2022 13:10
Me kërkesë të subjekteve juridike për mbrojtjen dhe parandalimin e KOVID-19...

Me kërkesë të subjekteve juridike për mbrojtjen dhe parandalimin e KOVID-19, Regjistri Qendror ka shtyrë për 10 ditë afatin për dorëzimin në letër dhe elektronik të llogarive vjetore.
“Regjistri Qendror si një institucion i orientuar drejt shërbimeve që merr gjithmonë parasysh kërkesat dhe nevojat e palëve dhe përdoruesve tanë, brenda mundësive ligjore për të tretin vit radhazi zgjat afatin e dorëzimit të llogarive vjetore për shkak të rritjes së numrit të raste pozitive të virusit korona. Vlen të theksojmë se vitin e kaluar pranimi i llogarive vjetore ka ndjekur trendin, sikurse edhe në vitet e kaluara, kështu që 95 për qind e llogarive vjetore janë dorëzuar në Regjistrin Qendror brenda afatit të përcaktuar me ligj.”, thonë nga Regjistri Qendror.
Siç informojnë nga Regjistri Qendror, afati në letër do të jetë deri më 10 mars të këtij viti, me orar të punës së të gjitha zyrave të Regjistrit Qendror nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e llogarisë vjetore në formë elektronike do të jetë deri më 25 mars në mesnatë.
Në kumtesën e Regjistrit Qendror sqarohet se vendimi për vazhdimin e afatit është në përputhje me nenin 477 paragrafi 1 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare
