Maqedoni
Ngrirja e çmimeve, Bekteshi: Marzha për importin, një nga masat
16.02.2022 13:53
Masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt, por gjatë kësaj jave dhe javën tjetër...

Masa aktuale për ngrirjen e çmimeve do të vlejë deri në fund të muajit shkurt, por gjatë kësaj jave dhe javën tjetër do të realizohen takime me të gjitha palët, posaçërisht prodhuesit dhe tregtarët për të biseduar për masat e mëtejme.Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi thotë se e vetmja mënyrë për të parandaluar rritjen e çmimeve duket se është vendosja e marzhave tek produktet e importuara.
“Me siguri do të shkohet me përcaktimin e marzhave të caktuara në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Në pjesën e produkteve që prodhohen në vend aty mund të intervenohet, por kemi vërejtur se në përgjithësi ka një rritje më të madhe të çmimeve të atyre produkteve që importohen në vendin tonë dhe për këtë arsye me shumë siguri do të shkohet me opsionin e marzhave.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministrër i Ekonomisë.
Rritja e rrogës minimale dhe pensioneve, Bytyqi: Nuk ka nevojë për rishikim të buxhetit
Për t’u përballur me rritjen e çmimeve qeveria veçmë ka rritur pagën minimale ndërsa tani parlajmëron edhe rritjen e pensioneve për të cilat janë planifikuar mjete në buxhet dhe nuk ka nevojë për ribalanc thotë zv/kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.
“Atë që do ta bëjmë me pensionet është e njëjtë me atë që bëmë me pagën minimale. Këto ditë jemi duke u koordinuar për të nisur një dialog me të gjithë palët e përfshira që kanë të bëjnë me pensionet dhe kategorinë e pensionistëve. Takimin e parë me siguri do ta kemi në fund të javës ku do të flasim për qëllimin që duam të arrijmë.”, tha Fatmir Bytyqi, zv. kryeministri për Çështje Ekonomike.
Në takim pritet të bisedohet se a duhe të ndryshoje modeli për harmonizimit të pensioneve, zgjidhje të qëndrueshme për penisonet apo asistencë të njëhershme që duhet të arrijë deri te kategoritë më të rrezikuara. Sa i përket reagimeve të disa kompanive të cilave nuk ju lejohet të marrin subvencione për pagën minimale Bytyqi thotë se të njejtat veçmë shfrytëzojnë subvencion për pagesën e rrogave dhe nuk mundet të ketë koncentrim të ndihmës shtetërore në një vend.
GAZMEND KURTISHI
