Maqedoni
Shkelja e të drejtave të fëmijëve, Megjashi: 40% më shumë thirrje në linjën SOS
16.02.2022 14:18
Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi vitin e kaluar regjistroi 329 thirrje për ndihmë ndaj shkeljes së të drejtave të 450 fëmijëve...

Ambasada e Parë e Fëmijëve në Botë Megjashi vitin e kaluar regjistroi 329 thirrje për ndihmë ndaj shkeljes së të drejtave të 450 fëmijëve. Krahasuar me vitin 2020, kur ishin 240 raste, ka një rritje prej rreth 40 për qind, njoftuan nga Megjashi në prezantimin e Raportit për operacionet në vitin 2021. Shkeljet më të shpeshta të të drejtave të fëmijës i referohen kategorisë së marrëdhënieve familjare, mosrespektimi i vendimeve të qendrave për punë sociale etj. Ka pasur edhe raste të rrëmbimit të fëmijëve nga njëri prej prindërve dhe aktualisht 13 fëmijë nuk dihet se ku janë.
Megjashi promovoi platformën e re të internetit Alo Bushavko, e disponueshme në maqedonisht, shqip dhe anglisht, ku fëmijët dhe të rinjtë mund të raportojnë problemet e tyre.
“Inkurajoni fëmijët të telefonojnë, të bisedojnë në këtë platformë. Vërejtje e përgjithshme e raportit të vitit 2021 është numri i vogël i fëmijëve që nuk na kontaktojnë dhe për këtë arsye duhet të punohet në nxitjen e fëmijëve dhe të rinjve që të telefonojnë, të informohen, të raportojnë shkelje të së drejtës së tyre, por edhe të shokut të tyre.”, tha Dragi Zmijanac, kryetar i ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi.
“Disa vite me rradhë shumë më shpesh në këtë telëfon që është paraparë për fëmijë dhe të rinjë, na ljmërohen të rritur që gjithmonë kanë të bëjnë me ndonjë shkelje të të drejtave të fimijës, por duam ti motivojmë të rinjtë duke ditur se kanë nevojë për të diskutuar dhe për ti dëgjuar, andaj presim të paraqiten.”, tha Jordanka Trajkovska, koordinatore e linjes SOS.
Alo Bushavko, i njohur më parë si telefoni SOS për fëmijë dhe të rinj që nga viti 1993, është telefoni i parë për fëmijë dhe të rinj në vendin tonë.
BELINDA KOKA ADEMI
