Maqedoni
SASHK kërkon rritje të pagave, Shaqiri: Do negociojmë, jam optimist për zgjidhje
16.02.2022 14:34
SASHK kërkon që pas pas rritjes së pagës minimale duhet të ketë rritje edhe të pagave të mësimdhënësve....

SASHK kërkon që pas pas rritjes së pagës minimale duhet të ketë rritje edhe të pagave të mësimdhënësve. Nëse kjo nuk ndodh, kërcënojnë me bojkot të procesit mësimor. Bojkoti nuk do të ishte i mirëseardhur për askënd thotë ministri i arsimit Jeton Shaqiri. Edhe ai është i pajtimit që duhet të rriten pagat, por nuk konkretizon nëse do të ketë rritje të pagës.
“Ju e dini që buxhetin e kemi të sjellë, duhet parë mundësinë e gjetjes së mjeteve, por në të njejtën kohë jemi në një situatë kur kemi nga njëra anë krizën me gjendjen shëndetësore dhe kishim disa paketa të cilat u dhanë për t’u ndihmuar sektorët e ndryshëm, pastaj vijmë te kriza energjetike, pastaj vjen kriza e ngrohjes në qytetin e Shkupit e kështu me rradhë. Por për mua është një sinjal pozitiv që do të fillojmë negociatat do të jemi në komunikim, unë jam optimist se do të arrijmë zgjidhje.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ekspertët: Pa rroga dinjitoze, mos kërkoni cilësi në arsim
Pagat ndikojnë edhe në cilësinë e arsimit, thonë profesorët universitarë, panelistë në Argument në TVM2. Sipas tyre, asnjë mësues nuk mund të koncentrohet nëse ka probleme financiare në shtëpi.
“Nëse si ai profesor apo arsimtar, gjatë gjithë kohës mban mendjen se si do të ushqesh familjen dhe nga ana tjetër të mbash mësim në 20 orë në javë, nuk është çështje e lehtë.”, tha Bashkim Ziberi, profesor universitar.
“Që ne të kemi gjithmonë mësues, arsimtarë dhe profesor më të mirët, duhet që në fillim t’i stimulojmë me paga të larta. Dhe nëse kanë paga të larta, pastaj nëse ndahen bursa, nëse nxënësit që në shkollë të mesme, në universitet marrin bursa për këto lloje të drejtimeve, atëherë atyrisht qëë do të vijmë te kuadri më i mirë, studentët më tëë mirë dhe arsimi dukshëm do të përmirësohet.”, tha Ajtene Qamili, profesoreshë universitare.
Rritje të pagës së mësimdhënsve deri në 45.000 duke pasur parasysh atë se paga minimale në vend është 18.000 denarë, numër ky që shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të punës, i cili për pozitën mësues në arsimin fillor është 2.503, atëherë del se paga e një mësues duhet të jetë 45.054 denarë, thonë nga SASHK.
ERSAN PAJAZITI
