Maqedoni
Specializimi i mençur, përpunohet stategjia, detektohen sferat
16.02.2022 14:55
Qeveria po intensifikon procesin e krijimit të strategjisë së specializimit të mençur që ka filluar në 2019....

Qeveria po intensifikon procesin e krijimit të strategjisë së specializimit të mençur që ka filluar në 2019. Qëllimi i saj është që vendi sa më shpejt të ketë një dokument strategjik i cili siguron qasje moderne për zhvillim ekonomik, përmes lidhjes së ndërsjellë të bashkësisë akedemike, sektorit të biznesit, instituconeve dhe sektorit qeveritar për detektimin e sferave për të cilat shteti ka resurse për të investuar.
“Bëhet fjalë për katër segmente të detektuara sipas metodologjisë së qendrës së përbashkët të kërkimeve të KE së që janë bujqësia e zgjuar dhe industria ushqimore , industria e komunikimit, industria elektrike, mekanike, përpunimi i metaleve, automobilëve, fushave objketeve dhe materialet smart”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.
“Kjo strategji është një parakusht për shfrytëzimin e fondeve strukturore të BE së dhe këto mejte nënkuptojnë stimulimin e masave dhe aktiviteteve të reja në arsim, ekonomi, zhvillim të inovacioneve dhe me siguri dhe shkencës në përgjithsi.”, tha TON Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
“Ky proces mbështetet nga Banka Botërore dhe programi nga agjencioni zvicran për zhvillim, kurse më vonë pritet të mbështetet nga Banka për zhvillim dhe institucione të tjera relevante. Shpresoj që të ketë dailog të hapur, të vazhdueshëm dhe gjithpërfshirje maksimale.”, tha Fatmir Bytuqi, zvkryeministër për Çështje Evropiane.
Ky dokument do të mundësojë konkurrencë në ekonominë globale dhe është një nga parakushtet për qasje drejt BE së.
FLUTURA LATIFI
