Botë

Kriza në Ukrainë, Biden: SHBA gati për çdo skenar

16.02.2022 15:05

Frika se natën e 16 shkurtit forcat ruse do të kryejn sulm mbi Ukrainën, nuk u bë realitet...

Frika se natën e 16 shkurtit forcat ruse do të kryejn sulm mbi Ukrainën, nuk u bë realitet. Në sheshin e Kievit gjithcka duket e qetë, por dita e re nuk solli shpresa të reja prej kur SHBA-të dhe Aleatët e saj  thanë se kërrcnimi nga pushtimi rus mbetet ende aty dhe se nevoiten dëshmi për terheqjen e trupave ruse nga kufiri.

“Akoma nuk kemi dëshmuar që njësitë ushtarake ruse kthehen në bazat e vendit të tyre, ukrainasit mbeten në një pozicion shumë kërcënues. Për momentin ka rreth 150.000  ushtarë rus përgjatë kufirit dhe pushtimi mbetet i mundur,nëse Rusia vazhdon, ne do t’I bëjmë thirrje botës, që ta kundërshtojë agresionin e tyre. Sulmi ndaj një vendi antarë të NATO-së, është sulm ndaj të gjithë nesh.”, tha Xho Bajden, president i SHBA-së.
 
Kuleba: Do të besojmë kur të shohim tërheqjen
 
Me të njejtin qëndrim është edhe Ukraina.
 
“Do të besojmë në de-përshkallëzimin e stiuatës atëherë kur të shohim se si trupat ruse tërhiqen.”, tha Dmitro Kuleba, ministri i punëve të jashtme në Ukrainë.
 
Moska ironizon: Na tregoni për çfarë pushtimi bëhet fjalë
 
Nga Kremlini vinë komente tallëse, se ukrainasit duhet të kishin vendosur orë alarmi që të mos flinin gjatë pushtimit të supozuar. Ministria e Mbrojtjes ruse publikoi videoincizime në të cilat shihet se si veturat e tyre ushtarake largohen. 
 
“Shumica e tyre kthehen, ndërsa pjesa tjetër do të tërhiqen pas përfundimit të ushtrimeve. Nuk di për çfarë kërcenimesh bëhet fjalë. Trupat ruse në territorin  tonë nuk përbëjnë kërcënim për askënd.”, tha Dmitrij Poljanski, zv/përfaqësues i përhershëm i Rusisë në KB.
 
Putin: Ukraina të zbatojë marrëveshjen e Minskut
 
Kryetari i Rusisë, Vlladimir Putin më herët tha se e përshëndet dialogun e sigurisë me perendimin, por Moska kërkon që seriozisht të merren parasyshë garancitë e sigurisë të cilat i kërkon dhe Ukraina duhet të zbatojë marrëveshjet e Minskut, të cilat do të qojnë në de-përshkallzimin e situatës në pjesën lindore të vendit.
 
FARIJE DAUTI BAKIU