KSHPK, sektori i urbanizmit lë hapësirë për korrupsion

16.02.2022 15:37

Korrniza ligjore dhe zbatimi i kontrollit....

Korrniza ligjore dhe zbatimi i kontrollit në fushën e planifikimit urbanistik gjenerojnë rrezik korrupsioni sepse bëhet fjalë për proces nën kompetenca të pushtetit qëndror dhe atij vendor që lë hapësirë për presion dhe ndikim, konsideron KSHPK.

Ata veçojnë dominimin e interesit privat ndaj atij publikut në procedurat e miratimit të planeve urbanistike, kthimit të tokës dhe mostransparencës në vendimmarrje.

“Një rrezik i madh është angazhimi i pamjaftueshëm i shërbimeve të inspektimit dhe nevoja për të forcuar kapacitetet e tyre si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Nga aspekti i ndëshkimeve, ato nuk janë të ashpra dhe duhet të ketë dispozita që do të përcaktojnë dëmin e shkaktuar” – tha Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Edhe Transparency-International beson se ligjet që tangojnë  urbanizmin bartin rreziqe për korrupsion.

“Mekanizmat për pjesëmarrjen e opinionit publik ekzistojnë në këtë ligj, por ato nuk aplikohen fare dhe nuk insistohet për shkak se nuk ka dispozita që thonë se nëse publiku nuk merr pjesë, procedura nuk mund të zhvillohet më tej, dhe nuk po shoh ndryshime në këtë drejtim” – u shpreh Slagjana Taseva nga “Transparency International  Macedonia”.

Autoritetet  paralajmërojnë  debat publik para se të miratohet ligji për planifikim urbanistik dhe  koordinimin e institucioneve për sa i përket planifikimit hapësinor.

“Vërejtje në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve janë dorëzuar vetëm nga një shoqatë civile dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto vërejtje dhe po bëjmë korrigjime në draft tekstin e ndryshimit të ligjit lidhur me këto vërejtje” – deklaroi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski

“Plani hapësinor duhet të ketë karakter integrues të përhershëm. Në kuadër të kompetencave, Ministria rregullisht jep mendim për harmonizimin e planeve hapësinore, mbikëqyr zbatimin e planit hapësinor, koordinon dhe zbaton politikat e procedurës strategjike të vlerësimit të ndikimit në mjedis” – theksoi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredini.

Nga Agjencia për Planifikim Hapësinor theksojnë se nëse ligjet ekzistuese do të ishin në fuqi 50 vjet më parë, nuk do të mund të ndërtoheshin perlat arkitekturore në bregun e Ohrit, ekzistenca e të cilave sipas tyre nuk e rrezikonte statusin në UNESCO. (Naim Ramadani, TVM2)