Maqedoni
Situata Rusi-Ukrainë, Petrovska: Jo kërcënim për ne, rikonfirmojmë unitetin në NATO
16.02.2022 15:39
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, para takimit të ministrave për mbrojtje të NATO-së në Bruksel...

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, para takimit të ministrave për mbrojtje të NATO-së në Bruksel ka thënë se qëllimi i takimit është të rikonfirmohet uniteti i NATO-së, t’i jepet shans dialogut mes Ukrainës dhe Rusisë si dhe për të ritheksuar mbështetjen për integritetin dhe sovranitetin e plotë të Ukrainës. Ministrja Petrovska, kategorike, siguria e RVM-së nuk është e rrezikuar.
“Në këtë moment nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e vendit tone. Ajo është stabile. Institucionet natyrisht secila në kompetencat e veta janë të përgatitura dhe punojnë në këtë drejtim. Deklaratat politike janë vetëm një hap larg atij de-përshkallëzimi, por edini që për të parë dhe për qenë të bindur për de-përshkallëzimin, duhet të shohim lëvizje në terren. Kjo është ajo që ne presim dhe shpresojmë që në periudhën e ardhshme të shohim e t’i japim shans dialogut, zgjidhjes diplomatike. Si Aleancë dhe si ministra kemi detyrimin të mbrojmë integritetin territorial dhe sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.”, tha Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.
