Funksionimi i Kuvendit, Kovaçevski: Besa të sillet si parti opozitare
Kryeministri Dimitar Kovaçevski....

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me apel deri tek Lëvizja Besa që të rreshtohen opozitës parlamentare dhe të sillet si e tillë për të zhbllokuar punën e komisioneve. Sipas kryeministrit me një shpërndarje të duhur të të gjithë deputetëve nëpër komisione në përputhje me shumicën e re parlamentare të krijuar në kuvend, ligjvënësi do të jetë funksional.
“Ajo parti të sillet si opozitë në opozitë. Nuk mund që të enjten të jeni kushtimisht në qeveri, më vonë të kuptoni se nuk jeni në pushtet dhe të premten në mëngjes të thoni se ne gabuam, tani duam të jemi pushteti ndërkohë që jemi në opozitë. Kjo porosi u drejtohet atyre se duhet të sillen në përputhje me standardet e demokracisë parlamentare dhe të organizojnë punën e kuvendit në përputhje me procedurat dhe shpërndarjen e duhur në të gjitha komisionet.” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Mickovski: Parlamenti është funksional
Kryetari i VMRO – DPMNE-së këtë qëndrim të kryeministrit e vlerëson si të gabuar pasiqë sipas tij kuvendi, e në veçanti komisioni për zgjedhje dhe emrime është funksional. Faji, sipas Mickovskit qëndron te kryeparlamentari që nuk thëret seancën e komisionit.
“Tani ata nuk e thërasin seancën pasiqë frigohen që gjykatësit e tyre të partizuar, sipas gjitha gjasave nuk do të zgjidhen, nuk janë të sigurtë në shumicën. Kësaj rradhe nuk mund të rrëmbejnë deputetë. Ftoj kryeparlamentarin Xhaferi që sot ta caktojë komisionin për zgjedhje dhe emrime, aty ka deputetë, do të votojnë sipas bindjeve personale. Nuk pajtohen me qëndrimin se parlamenti është jofunksional pasiqë ka 120 deputetë.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kuvendi ka 22 komisione, ku sipas social demokratëve 7 janë jofunksional, pasi nuk pasqyrohet shumica e re parlamentare. (Meral Ismaili, TVM2)
