Maqedoni
Teste të shpejta anti-Covid, qytetarët ankohen se presin gjatë për testet PCR
16.02.2022 16:32
Në tri poliklinika e Shkupit, Gjorçe Petrov, Idadija dhe Bitpazar, mjekët amë nga sot do të kenë mundësinë...

Në tri poliklinika e Shkupit, Gjorçe Petrov, Idadija dhe Bitpazar, mjekët amë nga sot do të kenë mundësinë që për pacientët e tyre të caktojnë termine për teste të shpejta për virusin Kovid -19. Deri te kjo erdhi pas reagimeve të shumta të qytetarëve se nuk kanë mundur të bëjn teste për Kovid -19 te punktet shtetërore.
Autoritetet shëndetësore vendosën të ndërmarrin një hap të tillë pas reagimeve të shumta të qytetarëve të cilët edhe para festave të Vitit të Ri, për shkak të mungesës së kushteve për test PCR në qendrat shëndetësore publike u detyruan të paguanin testet me çmime shumë më të larta në laboratorë privat apo testin e shpejtë të antigjenit. Qytetarët e anketuar thonë se deri më tani, kanë bërë testet privat sepse nëpër pliklinika ka numër të madh pacientësh të cilët presin në radhë.
“Në poliklinika kam bë teste më herët jo tani. Termin nuk kam pas, e kam kaluar Koronën njëherë, dy vaksina kam marrë të tretën në mars do ta marr.”, u shpreh një qytetar.
“Termin për të bërë test për Kovid 19 nga mjeku amë vështirë është, privat e kam bë testin vitin e kaluar dhe kam paguar 1800 den. Në Poliklinika ka pritje të mëdha.”, tha një qytetar.
“Termin nuk kam bërë përveç vaksinat që i kam marrë nuk kam pasë problem.”, u shpreh një qytetar.
“Test nuk kam bërë, në poliklinika rendi i pritjes është i gjatë, ndërsa privat nuk kam para të paguaj.”, tha një qytetare.
Punktet e reja për teste të shpejta, Mjekët: Lehtësim për ne e për xhepin e qytetarëve
Mjekja Ariana Ahmeti Duraku për TVM2 thotë se ky ndryshim do jetë lehtësim edhe për mjekët por edhe do të kursej buxhetin e qytetarëv.
“Jo vetëm unë por edhe shume mjek tjer, kemi pas problem gjatë caktimit të termineve jo që nuk ka pas termine por numri i termineve është i kufizuar ndërsa kërkesat e pacientëve për testim janë shumë më të mëdha. Shpresojm se me hapjen e punkteve të reja për testet e shpejta do të kemi lehtësim ne si mjek për të bërë caktimin e termineve, por gjithashtu edhe për pacietët të cilët deri tash kanë qenë të detyruar të testohen nëpër laboratore private. Por, kemi edhe një numrë të pacientëve të cilët janë testuar me testet e shpejta nëpër shtëpitë e tyre dhe kjo ka ndikuar negativisht për të përcaktuar numrin real e të infektuarve.”, tha Ariana Ameti Duraku, mjeke.
Në rrjedhë e sipër në kryeqendrën e vendit është skriningu i rastësishëm i 1000 qytetarëve i cili do të konstatojë gjendjen e imunitetit të arritur nga qytetarët e vendit nëpërmjet infektimit me Kovid-19.
VLORA LATIFITOPOJANI
