Botë

Kovid 19, Moderna teston vaksinën anti Omikron

16.02.2022 17:32

Kompania Moderna ka nisur testimet për vaksinën e re kundër variantit Omicron të Kovid 19...

Kompania Moderna ka nisur testimet për vaksinën e re kundër variantit Omicron të Kovid 19. Rreth 3 mijë vullnetarë do të marrin pjesë në provat klinike, ndërsa vaksina do të testohet në të gjithë Britaninë në kuadër të një partneriteti midis Moderna dhe Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore. 
 
Ndërkohë në një studim të porositur nga Qeveria amerikane, ka konstatuar se vaksinat kundër COVID-19 mund të mbrojnë foshnjet pasi të lindin dhe zvogëlojnë numrin e hospitalizimeve të tyre për shkak të temperaturës. Ky studim është ndër të parët që kanë treguar dobi eventuale për foshnjet që lindin pasi nënat e tyre gjatë shtatzënisë kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer ose Moderna. Rreth dy të tretat e shtatzënave në Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të vaksinuara.  
 
Brazil, memorial në nder të 600 mijë viktimave Covid 
 
Teksa bota tetson vaksina të reja, Brazili ka nderuar me një memoprial 600,000 viktimat e COVID-19. 
 
“Më vjen keq për qëndrimin e Presidentit të Republikës, Jair Bolsonaro, gjatë gjithë pandemisë. Brazili ishte viktimë e mohimit dhe indiferencës.”, tha Renan Calheiros, senator i Brazilit.
 
Kritikët thonë se shumë nga vdekjet mund të ishin shmangur nëse nuk do të ishte sjellja infdiferente e presidentit dhe qeverisë braziliane, për çka është themeluar një Komisionit Hetimor Parlamentar. Ndërkohë Vietnami po redukton periudhën e izolimit për turistët ndërkombëtarë që udhëtojnë atje nga tre në një ditë, duke filluar nga 15 marsi. 
 
GYLTENE SINANI