Covid 19, 23 fatalitete, 1.091 raste të reja në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 persona të vdekur: 13 nga Shkupi, 3 nga Velesi...

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23 persona të vdekur: 13 nga Shkupi, 3 nga Velesi, nga dy fatalitete janë regjistruar në Strugë e Tetovë, një në Gjevgjeli, Kratovë dhe Shën Nikollë.
Të gjithë ndërruan jetë në kushte spitalore. Në statistikën e fataliteteve u shtuan edhe 13 persona me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, që realisht kanë humbur jetën nga 1-4 shkurt.
3vdiqën në spital dhe 10 në shtëpi. Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 32 persona ishin me sëmundje shoqëruese.
Nga 3.702 testime të bëra në 24 orët e fundit në vend, rezultuan 1.091 raste të reja, 156 prej tyre ri-infektime.
Gati gjysma, apo 586 janë në Shkup, qytetet e tjera kanë më pak se 100 raste. Vinica dhe Kratova janë dy qytetet me vetëm 1 rast të regjistruar këto 24 orë.
Të shëruarit në këto 24 orë janë 2322, më shumë se gjysma edhe në këtë statistikë, apo 1356 janë në Shkup. Numri i rasteve aktive është 8784.
