Botë
Ministrat e mbrotjes së NATO-s: Veprimet ruse, kërcënim serioz për sigurinë
16.02.2022 18:08
Veprimet e Rusisë përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë euroatlantike...

Masat tona janë dhe mbeten parandaluese, proporcionale dhe jo –përshkallëzuese. Jemi të përgatitur të përforcojmë qëndrimin tonë mbrojtës dhe parandalues, për t’ju përgjigjur të gjitha situatave të parashikuara. Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët i ministrave të mbrotjes të NATO-s në mbledhjen për situatën në Ukrainë.
Rusisë i janë dërguar propozime me shkrim. I bëjmë thirrje për diplomaci, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
“Ka shenja nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Deri tani nuk shohim përshkallëzim në terren… Kjo mund të ndryshojë, normalsht. Sidoqoftë, atë çka pamë sot ishte se Rusia mban të gatshme një forcë masive për të sulmuar me kapacitete të mëdha, nga Krimea në Bjellorusi. Që nga fillimi, NATO ka bërë të qartë se agresioni i parë rus kundër Ukrainës do të ketë çmim të lartë. Në të njëtën kohë NATO mbetet e gatshme për dialog. Nuk është akoma vonë Rusia të tërhiqet nga pragu i sjelljes së konflikit, dhe të zgjedh rrugën e paqes. NATO i ka dërguar propozime konkrete me shkrim Rusisë: për transparencë, kontroll të armëve dhe reduktim të rrezikut dhe, akoma s’kemi marrë përgjigje”, u shpreh sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Nëse Rusia përdor forcën ndaj Ukrainës, çmimi do të jetë i larttë dhe sanksionet pësojnë menjëherë, ishte i prerë në press, konferencë, Stoltenberg. Stoltenberg përsëriti ftesën ndaj Rusisë për t’u takuar në samtin NATO-Rusi.
Shtoi se NATO nuk do të bëjë kompromis mbi parimet e saja themelore, pra të drejtën e çdo shteti për të zgjedhur rrugën e vet.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
