Maqedoni
Vonohen pagat e janarit, reagon sindikata e kulturës, Kostadinovska-Stojçevska: Punojmë për pagesën sa më të shpejtë të pagave
16.02.2022 18:25
Një pjesë e institucioneve kulturore nuk kanë bërë pagesën e rrogës së janarit...

Një pjesë e institucioneve kulturore nuk kanë bërë pagesën e rrogës së janarit, ndërsa disa nga ato nuk kanë paguar punëtorët e angazhuar ditën e diel, reagon sindikata e kulturës. Shtojnë se ligjet thehen në mënyrë të vrazhdë, kërkojnë përgjegjësi nga drejtorët në të kundërtën do të nisin procedurat për mbrojtjen e punëtorëve.
“Urgjentisht kërkojmë nga Ministria e Kulturës të shpjegojnë se përe thehet ligji për marrëdhënie pune dhe kur dhe si do të tejkalohet problem me ditën e diel si ditë jo pune. Gjithashtu kërkojmë nga Ministria të përcaktojnë përgjegjësi për të gjithë drejtorët e institucioneve të cilët kanë thyer Ligjin për marrëdhënie pune. Në të kundërtën Sindikata do të fillojë procedura ligjore për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në kulturë“, thuhet në kumtesë.
Pagat e janarit do të paguhen në afat sa më të shkurtë kohor thotë Ministrja e Kulturës. Janë duke u zhvilluar edhe konsultime me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për veprimtaritë e përcaktuara të ditës së diel si ditë jo pune.
“Ministria e Kulturës nuk po e thyen Ligjin për marrëdhënie pune dhe të gjithë ata të cilët kanë punuar gjatë muajit janar në ditën e diel do të paguhen në bazë të ndryshimeve. Problem paraqitet te institucionet, që duhet të theksoj dhe të sqaroj, ku pa asnjë bazë dhe në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit për Marrëdhënie pune, për ditën e diel si ditë për pushim, ata kanë punuar. Kjo ndikon në ngecjen e pagave”, u shpreh ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska.
Komentet ministrja i bëri gjatë prezentimit të projekteve nga konkurset vjetore për të cilat janë ndarë 1 miliardë e 53 milion denarë.
Në konkurs janë paraqitur 3 769 aplikacione valide. Janë vërejtur edhe projekte që nuk kan ëpërmbushur kushtet , aplikacione me projekte të vjetra të realizuara, kërkesa për shuma të mëdha dhe autorë të njejtë në më shumë projekte.
LEUNORA KALIQI
