SHGM dhe OSBE me fushatë të re, standardet etike dhe profesionale në media
Shoqata e Gazetarëve (SHGM) me mbështetje financiare të OSBE-së....

Shoqata e Gazetarëve (SHGM) me mbështetje financiare të OSBE-së, ka nisur fushatën 2 javore për “Promovimin e mbrojtjes së gazetarëve dhe standardeve etike e profesionale në media”.
Fushata synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë online dhe offline të gazetarëve, të reduktojë numrin e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik, njëkohësisht edhe edhe të rrisë ndërgjegjien e opinionit publik për efektet e dëmshme të sulmeve verbale, siç është gjuha e urrejtjes dhe natyrisht, ngritja e vetëdijes për sulmet fizike.
Tre video janë pjesë e kësaj fushate përmes të cilave tregohet se si të arrihet deri tek informacioni i kërkuar, sfidat me të cilat përballen gazetarët në përpjekje për ta informuar opinionin, se si të dalë në pah lajmi i vërtetë, në detin e spekulimeve dhe lajmeve të paverifikuara e sigurisht edhe për sigurinë e gazetarëve e cila është kyçe për sigurimin e qasjes tek informatat.
