Deklarata e Kryeministrit, reagon Besa: Prano sfidën, dalim në zgjedhje
16.02.2022 19:57
Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski.....

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Dimitar Kovaçevski.
“Deklaratat e kryeministrit Kovaçevski për rolin e Lëvizjes BESA në Kuvend janë deklarata joserioze dhe tregojnë qasjen e pushtetit aktual se ata duan çdo gjë të kalojnë përmes forcës së numrave, deputetëve të blerë apo shtrembrimit të vullnetit të qytetarëve të vendit. Për të parë, se kush realisht e ka shumicën në Kuvend, Kovaçevski le të pranojë sfidën e opozitës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, hedhin dorashkën e sfidës nga Besa.
