34 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në juglindje të Brazilit
Numri i viktimave nga përmbytja dhe rrëshqitjet shkatërrimtare....

Numri i viktimave nga përmbytja dhe rrëshqitjet shkatërrimtare të dheut në një zonë malore të shtetit bralizian Rio de Janeiro ka arritur sot në 34, njoftuan autoritetet lokale.
Qyteti i Petropolis u godit dje nga përmbytje te renda pas shirave të dendur dhe numri i viktimave mund të rritet ende, thanë grupet e shpëtimit qe po kërkojnë mes rrënojave.
Zjarrfikësat vendorë thanë se 180 ushtarë kishin ardhur për ndihmë në qytetin e goditur, i cili edhe në vitin 2011 ka parë tragjedi nga reshjet e sezonit.
Zyrtarët thanë se 25.8 centimetra shi kishin rënë brenda tre orëve të martën, thuajse sa kishte rënë në të gjithe 30 ditët e fundit.
Juglindja e Brazilit është përfshirë nga reshje të rënda që prej nisjes së vitit dhe më shumë se 40 vdekje janë regjistruar në disa incidente në shtetet Minas Gerais dhe Sao Paulo, vetem në janar.
