Pançevski lirohet nga burgu, i është hequr dënimi
Vetëm dhjetë ditë pasi nisi vuajtjen e dënimit....

Vetëm dhjetë ditë pasi nisi vuajtjen e dënimit prej 2.6 vjet burg ish-gjykatësit Vladimir Pançevski, do të lirohet sërish.
Pas shqyrtimit të jashtëzakonshëm të aktgjykimeve të Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjykata Supreme vendosi të revokojë aktgjykimin e formës së prerë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në Apelin e Shkupit.
Vladimir Pançevski akuzohej për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjegjësisht se nga viti 2013 deri në vitin 2016, jashtë sistemit AKMIS, me dëshirën e tij, ka shpërndarë 45 lëndë gjyqësore tek gjyqtarët të cilët i konsideronte të kualifikuar.
Pas akuzës, Pançevski i është shmangur gjykatës në Veles për muaj të tërë, e kjo e fundit u detyrua të urdhërojë arrestimin dhe paraburgimin e tij.
Vendimi vjen vetëm 4 muaj pasi Apeli ia uli dënimin Pançevskit nga 3.6 në 2.6 vjet burg.
