Botë
Egjipt: Një polic i vrarë dhe një i plagosur rëndë në një sulm me motoçikletë
27.12.2014 19:03
Dy persona të armatosur në një motoçikletë sot vranë një polic ndërsa një tjetër është lënduar rëndë para zyrave të dy bankave të huaja në Giza...

Sulmuesit kanë arritur të arratisen, ndërsa asnjë grup ekstremist tani për tani nuk ndërmori përgjegjësi për sulmin.
Sulme të ngjashme mbi policinë dhe armatën shpesh kryen grupi ekstremist "Ansar Beit el Makdis" nga Sinai.
Policia në Kajro të enjten vrau dy pjesëtarë të dyshuar të "Ansar Beit el Makdis" në përpjekje për sulm në të cilin janë lënduar tre policë dhe dy civilë./mia
