Kryeministri Rama uron Kosovën për 14-vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët e Kosovës....

Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët e Kosovës në 14 vjetorin e Pavarësisë.
Urimin e tij, Rama e ka shoqëruar me një video ku shfaqen momentet nga lufta e Kosovës e deri tek shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt të 2008-ës.
“Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës”, shprehet Rama.
Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008.
