Kosovë, sot shënohet 14 vjetori i pavarësisë
17.02.2022 11:08
Kosova po feston sot 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë...

Kosova po feston sot 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me këtë rast kryemisnitri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, kanë filluar këtë ditë me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror para qeverisë së Kosovës.
Më pas ata kanë udhëtuar drejtë Prekazit, për të bërë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, për të vazhduar homazhet te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Pjesë e aktiviteteve të sotme është edhe seanca solemne në Kuvendin e Kosovës dhe një sër aktivitete tjera.
