Të premten mbahet takimi i parë për rritjen e pensioneve në Maqedoni

17.02.2022 12:54

Rritja e rrogës minimale dhe rritja e paralajmëruar e pensioneve....

Rritja e rrogës minimale dhe rritja e paralajmëruar e pensioneve nuk do të tërheqë ribalanc të Buxhetit, sigurojnë nga Qeveria. Për të premten është paralajmëruar edhe takimi i parë për rritje të pensioneve, ndërsa zgjidhja do të sillet përmes dialogut me të gjitha palët e përfshira.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se të premten do të mbahet takimi i parë për mundësinë për ndryshim të metodologjisë për pensionet, e cila do të duhet të mundësojë rritje të qëndrueshme të pensioneve, por edhe se do të bëhen analiza për ndihmë financiare për pensionistët.

Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve duke pasur parasysh rritjen e shpenzimeve për jetë.

Paraprakisht, sindikatat kërkuan rritje të rrogës minimale në 18.000 denarë pas çka filluan negociatat në nivel të Këshillit ekonomik-social dhe u gjet zgjidhje e përbashkët për rritjen e rrogës minimale me subvencionim të kontributeve të dallimit nga 15.200 deri 18.000 denarë.

Zgjidhja ligjore për rrogën minimale për momentin është në procedurë kuvendore.