Bujqësi, janë shpërndarë kontrata nga IPARD 2
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupçoo Nikollovski.....

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupçoo Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nikica Baçovski sot kanë ndarë marveshjet për masën e shtatë të programit IPARD 2.
Siç theksoi Nikollovski për thirrjen e fundit ka pasur interesim të madh dhe janë miratuar 110 aplikime prej gjithsej 13.5 miliona euro mbështetje, ndërsa vlera e investimeve të miratuara është 22 milion euro.
“Masa shtatë ka aplikim të gjerë dhe ofron mbështetje për investime të ndryshme në disa fusha: industri ushqimore, ndërtim hotelesh, kampe, muze, prodhim mobiljesh, veshje, sisteme diellore për ujë të ngrohtë, instalim fotovoltaikësh, produkte furre. Më vjen mirë që kjo thirrje pati një interes të madh. Presim shfrytëzim të plotë të mjeteve” – tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujit, Ljupço Nikolovski.
Drejtori Baçovski informoi se përmes të gjitha masave të Programit IPARD 2 deri më tani janë miratuar 2 257 projekte me vlerë të përgjithshme investimi prej mbi 69 milionë euro.
Ministri Nikollovski përsëriti se me IPARD 3 pret minimalisht 30 milionë euro më shumë buxhet ose të paktën 50 për qind më shumë se IPARD 2. (Sedat Selimi, TVM2)
