Ndërtimi i kapacitetit të qendrave hetuese, bashkëpunimi ndërinstitucional i rëndësishëm

17.02.2022 14:48

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinim....

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon koordinim dhe bashkëpunim mes Prokurorisë publike dhe institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare u tha në ngjarjen përfundimtare të projektit "ndërtimi i kapacitetit institucional të qendrës hetuese" të finansuar nga BE-ja.

Vërtetim për atë se bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm është edhe korrdinimi i Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit me organet ndjekesë të Begjikës dhe Holandës në suaza të së cilës, është zbuluar organizim kriminel që mes tjerash ka prodhuar kanabis dhe kanë shitur drogë tha Kryeprokuri Lubomir Joveski.

“Projekti ndikoi në sistemin e jurisprudencës tek ne, ndikoi në themelimin e qendrave hetuese efikase  dhe rritjen e vetëdijes për rëndësinë e funksionimit të tyre përmes zbatimit të procedurave parahetuese dhe hetuese transparente,të shpejta dhe efektive e të cilat do të sigurojnë dëshmi të forta për aktakuzën dhe paraqitjen e saj para gjykatës” – tha Kryeprokurori, Lubomir Joveski.

Themelet e vendosura duhet të mbindërtohen tha Ministri I drejtësisë Nikolla Tupançevski.Ai u bëri thirrje të gjitha institucioneve që ndjekin krimin e organizuar dhe korrupsionin të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë.

“Është kënaqësi që dalë nga dalë po kalojmë një problem që stërzgjatej që nga miratimi i Ligjit për procedurë penale. Hapi i parë është bërë, por puna akoma nuk ka përfunduar” – tha Ministri i Drejtësië, Nikolla Tupançevski.

Institucionet vendore kompetente duhet të japin mbështetje të vazhdueshme për qendrat e hetimit tha Ambasadori iBE-së, në RMV, David Geer.

“Ky projekt është një kontribut nga ne që standardet që vlejnë në Bashkimin Evropian të aplikohen edhe në vend. Qeveria, ministritë dhe prokuroria duhet të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje dhe burime të vazhdueshme për qendrat e hetimit” - tha Ambasadori i BE-së, në RMV, David Geer.

Përmes përforcimit të kapacitetve tona japim mbështetje të plotë funksionit të qendrave hetuese tha Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Për momentin në prokurorinë publike funksionojnë 4 qendra hetuese. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)