Çmimet e produkteve në tregje tejet të larta
Çmimet e produkteve ushqimore mbeten të larta.....

Çmimet e produkteve ushqimore mbeten të larta, ndërsa frekeuentimi i tregjeve nga qytetarët është tejet i ulët.
Qytetarët për TVM 2 thonë se i shqetëson fakti që produktet elementare janë shtrenjtuar ,ndërsa standardi ka mbetur i njejtë.
Qytetarët: Mbijetesa jonë është në pikëpyteje
Nëse nuk ka rritje të rrogave dhe pensioneve vështirë se mund të mbijetohet thonë qytetarët, sipas të cilave shporta mujore duhet të jetë minimum 500 euro për të mbuluar shpenzimet e një amvisërie.
“Pensionin unë si qytetar e kam njëqind euro, çfarë të bëjmë nuk e di njeriu çka të bëjë , vaji, sheqeri, orizi, grosha të gjitha gjërat”.
“Kjo është katastrofë, të gjitha që nuk ja vlen ky shtet nuk i ka kushtet për këto shtrenjtime. Perimet, te vaji te sheqeri . Duhet të zgjohet i tërë populli , të këtë protesta jo të dhunshme por të qeta, jo të dhunshme por populli ynë fle dhe për këtë jemi aty ku jemi”.
“Gjendja është katastrofale me dymbëdhejtë mijë denarë, a është punë kjo, asgjë nuk mund të blesh vetëm llogaritë e rrymës ti paguj, nuk ka jetesë këtu”.
“Të gjitha gjërat janë shtrejtuar, në markete, në tregje gjithkund është kështu, lirë nuk ka asgjë ka ndoshta për ata që i marrin 40 mijë denarë, por ne puntorët që i marrim 15 mijë denarë ne nuk mund ta kalojmë muajin, rryma 5 mijë denarë”.
“Produketet elementare duke filluar nga mielli, buka, vaji sheqeri, që të përballohet duhet 500 euro, ka familje që kan nga gjashtë apo shatatë anëtarë”.
“Të themi nuk i hamë specat , por do të hash diçka tjetër me një fjalë shumë shtrenjtë”.
“Neve pensionberëve duhet të na rriten pensionet , qesharake është 2.9 ajo është si ti japish fëmiut një çokollatë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Edhe shitësit me apel të lirohet çmimi i tezgave, sepse për momentin shiten vetëm produktet e lira.
“Për momentin puna nuk bën aspak. Edhe për neve si shitës por edhe blerësit nuk mund t’ia dalin. Apeli ynë si shitës është që tezgat ti kemi pak më lirë, sepse me këtë shitje që e kemi shtrenjtuar janë edhe tezgat, edhe të rriten rrogat në 18 mijë denarë, është shumë pak, më së paku duhet të jetë 30 mijë denarë që një familje katër antarëshe t’ia del në skaj” – tha Agron Sinani, shitës.
“Më së shumti shitet gjiza sepse është më e lirë, ndërsa fitimi ynë është dhjetë denarë, paramendoni se sa ka rënë puna dhe ekonomia jonë është shum e dobët” – tha Jahi Pajaziti, shitës.
Shitësit mbeten me shpresë se kërkesat e tyre nuk do të hasin në vesh të shurdhër sepse çmimet e larta do të detyrojnë ti mbyllin veprimtaritë që ushtrojnë. (Flutura Latifi, TVM2)
