Gjurgjevishtë, sulmohet dhe fyet gazetari i TV Pollogut

17.02.2022 15:17

Gazetarët në Pollogë dita ditës po bëhen cak i sulmeve....

Gazetarët në Pollogë dita ditës po bëhen cak i sulmeve dhe fyrjeve  të ndryshme nga persona të urdhëruar dhe punonjës të institucioneve publike. Ngjarja e fundit është e gazetarit të TV Pollogut, Nevrij Ademi, i cili është sulmuar në Gjurgjevisht të Vrapçishtit duke përgaditur kronikë për shkollën fillore “Naim Frashëri”.

Ademi tha se është sulmuar me sëpat, nga një person i cili ju ka kërkur të largohen nga vendi.

“Ne shkuam të bëjmë kronik, pasi pas kronikës tonë ne kemi pasur të drejt pasi në shkollë është investuar, pa e pritur është ndaluar një vetur para shkollës, ai qëndroi pesë minuta brenda deri sa operatori jonë ishte në shkollë brenda. Na pyeti kush ju ka sjellur. Me kapi mua më hodhi për shkallësh, kërkonte diçka për të na sulmuar, kapi një hekur po si duket nuk ja zynte syri ajo, dhe shfrytëzoi momentin ku pastruesi i shkollës po çante dru, ai e morri sëpatën dhe paramendo si mund të ndihesh, kurre ke sëpatën dy centimetra largë kokës” – tha Nevrij Adëmi - gazetar në TV Pollogu.

Nga SPB-Tetovë thonë se është marrë në pyetje personi në fjalë dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

“Zyrtarët policorë të SPB-së Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot rreth orës 17:30, në fshatin Toplicë të Gostivarit, kanë privuar nga liria 59-vjeçarin B.E.  nga fshati Gjurgjevishtë i Gostivarit, pasi ka marrë njoftim se paraprakisht e kishte sulmuar personin N.A. (gazetar) 23-vjeçar nga Kalishti i Gostivarit në Gjurgjevishtë, ndërsa kishte mbajtur një sëpatë në dorë me të cilën e kishte kërcënuar. Personi në fjalë në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim të plotë të rastit, me ç'rast do të pasoj parashtresë përkatëse” – deklaroi Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Ndërkohë dje është larguar dhunshëm  nga Sigurimi i  Spitalit të Tetovës edhe gazetari i TV21, Senat Zylbehari, i cili po përgatiste kronikë për këtë institucionë.

Sipas Zylbeharit, sigurimi është arsyetuar se ka urdhër nga drejtori i ri i spitalit Amir Elezi. Për këto ngjarje ka reaguar edhe SHGM, ku kanë kërkuar  nga MPB që të bëjnë hetim të shpejtë dhe efikas në interes të gjetjes dhe sanksionimit të sulmuesve. (Visar Sadiki, TVM2)