Raporti i KE-së për RMV-në, 2021, u diskutua në Komisionin për Eurointegrime

17.02.2022 15:41

Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në realizimin e reformave.....

Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në realizimin e reformave, por duhet të vazhdojë të punojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, tha euroambasadori, Dejvid Gir, duke folur për raportin e progresit për RMV-në  të vitit të kaluar në komisionin për çështje evropiane në kuvend.

“RMV duhet të bëjë progres në implementimin e reformave, luftën kundër korrupsionit dher krimit të organizuar. Tempoja e reformave duhet të vazhdojë. RMV vazhdon ti plotësojë kushtet për fillimin e bisedimeve” – tha Euroambasadori në vendin tonë, Dejvid Gir.

Për zv.kryeministrin për eurointegrime, Bojan Mariçiq, raporti i KE-së për shtetin tonë ka qenë gjithmonë objektiv.

Ai vlerëson se RMV për disa kapituj është shumë i përgatitur të hap bisedimet se sa disa shtete rajonale që zhvillojnë tashmë negociata. Thotë se ka edhe shumë punë të parealizuara në drejtim të reformave. Potencon nevojën e bashkëpunimit midis deputetëve.

“Jemi të vetëdijshëm se edhe krahas rezultateteve të realizuara, na pret edhe shumë punë. Vlerësoj se procesi eurointegrues është çështje që kërkon  qasje të unifikuar, që t'i zbatojmë reformat në mënyrë më efikase, në interes të të gjitha partive  por edhe të shtetit në tërësi” – u shpreh Zv.Kryeminsitri për Eurointegrime,  Bojan Mariçiq.

Përgjegjësia për ngecje në procesin eurointegrues bien mbi pushtetin, akuzojnë  nga Aleanca për Shqiptarët.

“Ne duhet ti parashtrojmë pyetje, vetes? A kemi arritur në rezultate në këto sfera?... Nëse ligjet nuk impelementohen në praktikë, ne nuk mund të pretendojmë se kemi realizuar rekomandimet dhe objektivat e parapara, pavarësisht fjalëve dhe interpretimeve që kemi bërë” – deklaroi Halil Snopçe mha Aleanca për Shqiptarët.

Procesi eurointegrues tash për tash është çështje ekskluzive e qeverisë dhe parlamenti është i përjashtuar në përgjithësi, thotë Gordana Siljanovska Davkova nga opozita maqedonase.

“Kur është në pyetje procesi negociues dua të them se tash për tash  procesi është vetëm në duart e qeverisë apo disa ministrave, parlementi është i margjinalizuar dhe mendoj se ky është vendi kryesor ku duhet të bisedohet për këto çështje të rëndësishme” – theksoi Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Procesi eurointegrues është i kompleksuar dhe  nuk duhet dorëzuar, pavarësisht sfidave, tha kryetari i komisionit, Arbër Ademi.

“Mendoj se duhet të  përqëndrohemi në masë të madhe në sfidat që janë para nesh, disa prej tyre serioze prandaj nuk duhet të lejojmë të shpërqëndrohemi nga agjenda” – u shpreh, Kryetari i Komsionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi.

Të pranishmit në komisionin për çështje evropiane me mendim të njejtë se shteti duhet sa më parë t’i fillon bisedimet me Bashkimin Evropian. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)