Paga minimale, partitë politike me qëndrime të ndryshme
Komisioni për punë dhe politikë sociale diskuton....

Komisioni për punë dhe politikë sociale diskuton pr/Ligji për pagën minimale me të cilin pretendohet rritje a pagës minimale nga 15.200 denarë në 18 000 denarë. Sipas pushtetit nga kjo rritje përfitojnë rreth 80.000 punëtorë.
Ftuan deputetët e opozitës që të përkrahin projektligjin që të miratohet sa më shpejtë.
“Ky ligj siguron të ardhme të parashikueshme për të gjithë punëtorët, pasi me vënien e kriterit të ri për përllogaritje të pagës minimale, ajo s’mund të jetë më e ulët se 57% e pagës mesatare. Ftoj të gjithë deputetët që të përkrahin ndryshimet në ligj.” – tha Deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrelj.
Për VMRO DPMNE-në rritja e pagës minimale duhet të vlejë për të gjithë, pa përjashtim, dhe njëkohësisht duhet ruajtur diferenca mes pagave varësisht nga vendi i punës. Për këtë qëllim VMRO parashtroi amendamente.
“Si deputetë të grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit do të intervenojmë me amendamente dhe kërkojmë që të mos lejohet barazim i pagave dhe demotivim te të punësuarit të cilët kanë detyrime më të mëdha pune dhe vështirësi në vendet e punës.” – u shpreh Zhaklina Peshevska nga VMRO DPMNE.
Deputetët e ASH-së deklaruan se do të përkrahin ndryshimet në ligj për rritjen e pagës minimale, por kanë edhe propozimet e tyre.
“Propozojmë që: lartësia e pagave të të punësuarve në sektorin publik të vërtetuara me ligje të posaçme, rregulla të përgjithshme për marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive të rriten në mënyrë ekuivalente me rritjen e pagës minimale duke filluar që nga paga e muajit mars t ëvitit 2022, duke përjashtuar të zgjedhurot dhe të emëruarit.” – deklaroi Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.
Lajm i mirë edhe për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët shkecor. Kryetarja e komisionit për arasim dhe shkencë, Zhaklina Llazarevska, paralajmëroi vazhdimin e seancës ku duhet të diskutohet pr/ligji për arsimtarë dhe bashkëpunëtorët shkecor në arsimin fillor dhe të mesëm.
“Kjo zgjidhje ligjore parasheh rritjen e pagave të të gjithë arsimtarëve dhe bashkëpunëtorëve shkencor në asrimin fillor dhe të mesëm me rritjen e pagës minimale. Ky ligj parasheh zgjidhje cilësore për marrëdhëniet e punës të 4700 të punësuarbe në shkolla, të cilët punojnë me vite por, nuk mund ta transformojnë marrëdhënien e punës.” – theksoi deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska.
Në arsyetimin e saj, për Ligjin për rrogë minimale, Qeveria ka marrë parasysh rritjet e çmimeve të produkteve të caktuara, të cilat janë jetike për punëtorët dhe amvisëritë duke ndikuar kështu në standardin e jetesës.
“Për këtë arsye ka lindur nevoja për të ofruar një model të përshtatshëm të harmonizimit të rrogës minimale, si dhe rritjen e saj, nga marsi 2022.’- thuhet në arsyetimin e Qeverisë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
