Maqedoni
KSI, të premten fillon skriningu i nxënësve
17.02.2022 16:14
Nga dita e premte do të fillojë skriningu i nxënësve nëper shkolla...

Nga dita e premte do të fillojë skriningu i nxënësve nëper shkolla, informuan nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Prej këtu infromojnë se gjithçka është gati për të zbatuar skriningun.
“Nga dita e premte do të fillojmë me skriningje në shkollat fillore ku numri i të infektuarve të ri është i lartë në shkollat e mesme nuk ka gjendje të tillë dhe sipas raporiti të IShP-së gjendja është stabile, megjithatë numrat shqetesues që i morrëm nga shkollat fillore ishin alarm të inicojmë dhe aplikojmë për këtë lloj skriningu që do të na tregojë si është transmisioni në këto shkolla. Prej nesër janë të siguruar ekipe, personel shëndetësor që do ta zbatojnë skriningun”, u shpreh zëdhënësi i komisionit për sëmundje infektive Zllate Mehmedoviq.
Nga KSI poashtu infromojnë se prej të ejten rekomandimet për kurim nga KOVID-19 janë të qasshme për të gjithë mjekët.
“Ata janë të paraparë që të jenë udhëheqës për të gjithë mjekët të kyçur në shërimin dhe trajtimin e pacientëve me covid-19dhe nuk kanë karakter obligues. Por janë këtu të shërbejnë që nga një vend të meren informacionet relevante që të mos vijmë në situatë që nje mjek të rekomandojë terapi joadekuate. Qëllimi është informimi nga burimet relevante”, theksoi kryetari i KSI-së, Aleksandar Petlickovski.
Sipas Aleksadar Petliçkovski, këto rekomandime që janë në faqe, janë versioni i katër ose i pestë i rekomandimeve që kanë pësuar ndryshime në të kaluarën. Ky version do të pësoj ndryshime dhe nuk ka karakter detyrues.
VLORA LATIFI TOPOJANI
