Maqedoni

Përfaqësitë diplomatike të RMV-së, VMRO akuzon pushtetin për emrime kontradiktore

17.02.2022 16:31

Për emrime kontradiktore të ambasadorëve apo konsujve të vendit në botë...

Për emrime kontradiktore të ambasadorëve apo konsujve të vendit në botë, ka akuzuar VMRO – DPMNE, pushtetin LSDM – BDI. Sipas partisë së Mickovskit, figurat e tilla duke aluduar së fundmi edhe me spekulimet për emrin e Besmira Ejupit konsul në Nju Jork, dëmtojnë imazhin e vendit ndërkombëtarisht.
 
VMRO konsideron se këto janë lojra të pahijshme diplomatike të ministrisë së jashtme kundrejt partnerit strategjik të vendit, SHBA-së.
 
“Me këtë lojë të fshehtë dhe të dëmshme të Bujar Osmanit, shkatërohen gjitha pozicionet ndërkombëtare të shtetit. Nga ardhja në pushtet, përfaqësitë diplomatike ose lihen të zbrazëta me vite ose në pozicionet ambassador apo konsul vendosen figura kontradiktore, persona me të kaluar problematike, kuadro joadekuatë, ose djemë apo vajza të analistëve proqeveritar”, u shpreh Stefan Andonovski nga VMRO – DPMNE.
 
ASh: Situatë serioze, bëhet fjalë për fenomen
 
Nga ASH thonë se situate është më alarmante se nga që paarqitet pasiqë bëhet fjalë për fenomene në emrimin e njerëzve të afërt me partitë. 
 
“Fatkeqësisht është krijuar një mentalitet I tillë politik në vendin tonë që njerëz të caktuar të cilët kanë përmbajtje dhe mbështetje nga individ të caktuar brenda subjekteve politike në situata të caktuara del në sipërfaqe, majde edhe vetë arsyeshmëria e veprimeve të tyre të mëhershme. Nuk dua të flas për rastin konkret, sepse po të flasim për raste individuale do të ishte shumë e thjeshtë, por tanimë ne po flasim për fenomene të tilla”, theksoi deputetja e ASh-së, Ilire Dauti.
 
MPJ: S’ka ndërrim të konsullit në ShBA
 
Kanë regauar nga ministria e jashtme duke thënë se konsuli në SHBA është dhe mbetet Jordan Panev.
 
“Duke marr parasysh se bëhet fjalë për informacion me karakter konfidencial, ju informojmë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka Konsull të Përgjithshëm në Totova, SHBA, ai është Jordan Panev, është diplomat karriere dhe i njëjti është zgjedhur sipas të gjitha rregullave ligjore. Aktualisht ai është në mes të mandatit të tij, dhe tani për tani, nuk planifikohet zëvendësim i tij para kohe”, thuhet në reagimin e MPJ-së.
 
Por nga VMRO – DPMNE kërkojnë që përzgjedhja e ambasadorëve dhe konsujve të bëhet në formë transparente dhe për këtë të kontribuojë edhe presidenti I vendit Stevo Pendarovski.
 
MERAL ISMAILI