Maqedoni
Zvarritjet për nënshtetësinë, Dauti: ASK nuk është kompetente, ligji është i qartë
17.02.2022 16:48
Aleanca për Shqiptarët thotë se me vëmendje po ndjekin problematikën me shtetësitë.

Koordinatorja e grupit parlamentar të ASh-së Ilire Dauti tha se dispozitat e ligjit janë shumë e qarta, ndërsa ASK sipas saj nuk është kompetente t’i hetojë persona të cilët do të parashtrojnë kërkesë për nshtetësi sipas dispozitës kalimtare.
“Agjencia për Siguri Kombëtare në asnjë moment nuk është kompetente t’i hetojë ata persona të cilët do të parashtrojnë kërkesë për nshtetësi sipas dispozitës kalimtare. Ajo dispozitë është shumë e qartë.Ajo thotë qëtë gjithë personat të cilët kanë jetuar në territorin e Republikës së Maqedonisë para 8 shtatorit 1991 mund të marrin shtetësi vetëm me njërin një nga dokumentet nga lista prej 16 dokumenteve të paraqitura”, u shpreh Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët.
Zvarritjet për nënshtetësinë Ahmeti: Analizojmë situatën, presim epilog të mirë
Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë se po analizojnë situatën dhe pret një epilog të mirë për të gjithë kërkuesit e shtëtësisë. Sipas tij janë rreth 3 mijë njerëz në pritje për nënshtetësi.
“Kjo nuk është temë e pazgjidhur, por nuk është temë edhe që nuk është konsumuar nëpër të gjitha institucionet. Janë rreth 3 mijë njerëz në pritje për nënshtetësi, të cilët për arsye të panjohura për ne akoma nuk e kanë fituar të drejtën legjitime për të fituar nënshtetësinë. Jemi në zhvillim të kësaj situate dhe shpresoj që të ketë një epilog”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ligji i parë për shtetësi është miratuar më 27 tetor të vitit 1992,ndërsa ka pësuar ndryshime në vitin 2004, 2008, 2011, 2016 dhe i fundit në vitit 2021.
NAIM RAMADANI
