Maqedoni

Telekomi, lëshon rrjetin 5G me qasje në 15 qytete të vendit

17.02.2022 17:05

Përfitimet në gjeneratën e pestë nga teknologjia e kominikimit dhe për transmetim të shpejtë...

Përfitimet në gjeneratën e pestë nga teknologjia e kominikimit dhe për transmetim të shpejtë të të dhënave dhe vizualitetit u bënë realitet në vend. Telekomi ka lëshuar rrejtin e parë komercial 5G, me qasje në 15 qytete me telefon të certifkuar të gjeneratës së re.
 
Menaxhmenti apelon AKE të përshpejton procedurën për shpërndarje të frekuencave radiofonike përmes të cilave do të arrihet potenciali real i teknologjive. 
 
“Potencialet e mëdha të 5G –së janë definitivisht mundësi për të siguruar mbulesë efektive dhe komunikim të një numri të madh të sensorëve, ose i ashtuqujaturi Internet of things. Në këtë pjesë praktikisht kufirin të cilin ne e shohim tani mes jetës së gjallë fizike dhe virtuele do të fillojë të bashkohet. Fillimisht do të jetë një garë mes bizneseve pasiqë në sferën e bizneseve  tanimë kemi  përvojë nga vendet tjera”, u shpreh drejtori gjeneral i Telekomit, Nikola Lushev.
 
Hapen dyert për më tepër siguri dhe besim, realiteti virtuel nëpërmjet konektimit pa rrjet të transformojë një varg segmentesh në shoqëri.
 
“Me inteligjencën artificiale mund të aplikohen shumë metoda të reja në arsim. Mund të ofrojë gjithsesi  një proces më të vizuelizuar dhe më të pranueshëm arsimor. Me prezencën e kësaj teknologjie do të mundësohet që kuadri lartë i kualifikuar shëndetësor të jetë prezent edhe në vend ku nuk mund të jenë fizikisht prezent, të realizohen operacione komplekse dhe paralelisht të ndiqet vendosja, gjegjësisht gjendja e organeve e vizuelizuar gjatë gjithë operacionit”, theksoi profesoresha Liljana Gavrillovska.
 
Deri në fund të Tetorit Telekomi paralajmëron se me 5G do të jenë të mbuluara 26 qytete të vendit.
 
LEUNORA KALIQI