Maqedoni
Vetoja e Bullgarisë, temë e dëgjimit në senatin Amerikan
17.02.2022 17:22
Vetoja bullgare temë e ndëgjimit në senatin amerikan për situatat në Ballkanin Perëndimor...

Senatori Kris Marfi, tregoj se SHBA e kanë të vështirë të bëjn presinon për vazhdimin e reformave në rajon nëse nuk ka integrim Europian. Ai e pyeti Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar se çfarë mund të bëjnë më shumë Shtetet e Bashkuara për ti treguar Sofjes se është në interes të saj që mos të bllokojn eurointegrimin e RMV-së.
“Kaloi një vitë ose më shumë që kur Bullgaria vendosi veton për fillimin e bisedimeve mes RMV dhe BE-së. A i shihni se këto bisedime mund të rezultojnë me sukses. Me çka SHBA mund të ndikoj te Bullgaria që të shmanget kjo katastrof dhe të tregohet perparim drejt Europës. Pse një shtet e bllokon rrugën dhe çfar shpresash keni për bisedimet me dy liderët e ri”, u shpreh senatori amerikan Kris Marfi.
Përfaqësuesi Special në Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me përgjigje se SHBA e mbështet dialogun mes Shkupit dhe Sofjes dhe shpresojn se së shpejti do të arrihet zgjidhje për fillimin e bisedimeve.
“Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë aleatët tanë të vlerësuar të NATO-s. Gjithmonë ka qenë shpresa jonë që ata të mund të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut konstruktiv dhe negociatave në mirëbesim. Të dyja qeveritë e reja na kanë dhënë garanci se kjo po ndodh dhe kjo është arsyeja pse ne e mbështesim atë dhe shpresojmë që zgjidhja mund të arrihet në një kohë të arsyeshme”, theksoi përfaqësuesi në departamentin amerikan për BP Gabriel Escobar.
Senatori Marf kërkoi nga SHBA-të të ndërrmarrin rol më aktiv në nivel më të lart me qëllim të gjetjes së një zgjidhje, marrë parasysh faktin që ka një mundësi të tillë me dy liderët e ri.
SANIJE DURAKU
