Maqedoni
Ndalesë për automjetet e rënda transportuese në rrugën Tetovë - Kodra e Diellit
28.12.2014 14:37
Për shkak të reshurave të dëborës në aksin ruurgor Tetovë-Kodra e Diellit, në orën 10:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda...

Për shkak të reshurave të dëborës në aksin ruurgor Tetovë-Kodra e Diellit, në orën 10:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve, ndërsa për automjetet e lehta motorike është obligohet përdorimi i pajisjes dimërore, kumtoi LAMM.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Në viset më të larta ka mbetje të dëborës në rrugë, por pa probleme më të mëdha në zhvillimin e komunikacionit.
Rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia
